




Vëllai i Rexhep Selimit, Ramadani ka thënë se po e viziton vazhdimisht vëllain e tij që po mbahet në paraburgim në Hagë.
Ai bëri të ditur se përveç 10-shit, takon edhe ish-krerë të tjerë të UÇK-së.
Selimi tha se “Rexha është mirë, i fortë”.





“Jemi tu fol, po e vizitojmë, shkoj here pas here, çdo muaj. Jo veç Rexhen, por edhe të tjerët. Rexha shihet se është mirë, i fortë. Një talent i pazbuluar deri më tani. Isha në vizitë dhe të gjithë i kam pa, Hashim Thacin, Kadri Veselin, më herët i kam parë edhe të tjerët. Mirë janë, edhe pse po mbahen padrejtësisht. Ata po e vazhdojnë luftën, për me mbrojt luftën e UÇK-së”, ka deklaruar ai në Frontal të T7.