




Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas deklaratës së Josep Borrell për arrestimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dy vjet më parë.
Kajtazi ka thënë se deklarata e Borrellit do të duhej të trajtohej si ndërhyrja më e madhe në sistemin e drejtësisë.
“Kush je ti me arrestu dikënd? A je prokuror? A je gjykatës? Kjo për ketë që po flet ky zotëriu, do të duhej të trajtohej si ndërhyrja më e madhe në sistem të drejtësisë. Thaçi dhe të tjerët meritojnë drejtësi. Drejtësia vendos nëse janë fajtor apo jofajtor”, ka thënë ai.





Ndryshe, Josep Borrell tha se Bashkimi Evropian po formon mekanizma për zgjidhje post-konflikt. Këtu ai përmendi Kosovën dhe Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Ne po formojmë mekanizma të veçantë për zgjidhjet post-konfliktit. Dua të përmend Kosovën, Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ish-presidenti i Kosovës tani është në Amsterdam në pritje të gjykimit dhe misioni ynë policor në Kosovë (EULEX) ishte i ngarkuar për ta arrestuar kur ishte president në detyrë dhe për ta dërguar në Amsterdam për t’u përballur me drejtësinë”, tha ai.