




Zeqir Peraj është personi që e mbajti në banesë heroin Mujë Krasniqi deri në ditën kur u nis për Kosovë.
Ai në emisionin ‘Frontal’ në T7 tha se Mujë Krasniqi kishte qëndruar për 3 javë në banesën e tij në Krumë të Hasit. Ai thotë se ishte i plagosur kur u nis për në Kosovë, derisa shtoi se me çdo kusht dëshironte të hynte në Kosovë.
“Me Mujën njihemi përmes shokëve, dhe Muja ka qenë i plagosur, ka pasur lëndime, e kemi marrë në banesën teme në Krumë, aty ka jetuar për rreth 3 javë ditë. Prej atyhit ne kur e kemi nis Mujën, e kemi qu në fshatin Can.





Muja ka qenë një njeri që nuk ka pas fjalë shumë, ka qenë i veçantë. Në atë kohë e kam pas një vajzë, e lujke me të. Ai dojke sa ma shpejt me hi në Kosovë, me ju bashkangjit shokëve të vet, se thojke kanë mbet keq pa armatim. Ka qenë i parahatum edhe në ato kohë që ka nejt. Plaga i kullojke, ka qenë i plagosun në këmbë. Mujë Krasniqi me plagë u nis për në Kosovë. Plagët e tij kanë qenë të pashërueshme. Ai ka qenë i pandalshëm”.
Tutje ai tha se kur Mujë Krasniqi u nis për në Kosovë, e ndjenin se diçka do t’i ndodhte atij.





“Ai thojke armatimi është pse me u vonu. Dojke me cdo kusht me hy në Kosovë. Muja për cdo kohë e merrte një gjumë i rëndë, e nijke që do t’i ndodhë diçka, e nijke po nuk e thojke. Kjo na ka bo shokëve përshtypje, pse flen kaq shumë. Ai ka qenë i vendost me hi në Kosovë.
Të gjithë jemi kon të prekun shpirtnisht se do të ndodhë diçka…”.
Më poshtë mund ta dëgjoni rrëfimin e plotë të Zeqir Perajt: