Përfaqësuesi i lartë Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në Forumin për të Drejtat e Njeriut në Bruksel, ka folur edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Borrell duke folur për mekanizmat që ka formuar Bashkimi Evropian, ka thënë se Thaçi u arrestua nga policia e EULEX-it dhe u dërgua për t’u gjykuar dhe përballur me drejtësinë.
Borrell bëri një huqje teksa foli për rastin e ish-presidentit Thaçi. Ai ngatërroi vendin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të cilat gjendet në Hagë, por që Borell ka thënë se gjenden në Amsterdam.
“Ne po formojmë ata që i quajmë mekanizma të veçantë për zgjidhjet e post-konflikteve. Po e përmend Kosovën. Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku ish-presidenti i Kosovës tani është në Amsterdam duke pritur për gjykimin. Misioni ynë i policisë në Kosovë ishte i ngarkuar për ta arrestuar atë derisa ishte në detyrë dhe për ta dërguar në Amsterdam për t’u përballur me drejtësinë”, ka thënë ai.