




Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mesditen e së martës është parë në Mitrovicë të Jugut, ndërsa ka thënë se çdo ditë vjen në këtë qytet.
I pyetur për arsyen e ardhjes nga gazetarët, Sveçla zgjodhi të mos jepte detaje.





“Për çdo ditë jam në Mitrovicë, a s’pe dini a?”, ndërsa gazetarja e pyeti pikërisht për arsyen e vizitës në Mitrovicë sot.
Ministri Sveçla u shpreh shkurtimisht se ka ardhur për ‘takime’.
Me Sveçlën është parë edhe Arianit Beqiri, asistenti i kryeministrit Albin Kurti.