Stresi po vazhdon të pushtojë kryetitujt e mediave rozë herë me debatet e tij, e herë edhe me gjestet që ai bën në Big Brother VIP Kosova.
Kësisoj, një pamje ku shihet rep artisti duke e “goditur” me shuplakë në të pasmet e saj, Juliana Nurën apo siç tani publiku po e quan me nofkën Xhuli, po bën xhiron e rrjetit, ndërsa deri më tani ka grumbulluar mbi 500.000 shikime në TikTok.
Pas “goditjes” së Stresit, ai i thotë Xhulit – “Më fal motër”.
Kujtojmë se Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj ka pasur kritika për veshjen e Xhulit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.