




Analisti Imer Mushkolaj, mendon se barrikadat të vendosura në veri të vendit mund t’i largoj vetëm KFOR-i, pasi edhe është përgjegjësi e tyre, në të kundërtën, sipas Mushkolajt, ato mund të qëndrojnë me vite.
Mushkolaj theksoi se edhe Policia e Kosovës mund ti heq, por duhet të parashikohen pasojat që mund të sjellë dhe nuk duhet të rrezikohen pjesëtarët e policisë.





“Barrikadat janë atje dhe mud të qëndrojnë me vite nëse nuk i heq KFOR-i, nuk është se a mundemi me i heq, por cila është kostoja e saj…Nuk po flas për forcën dhe legjitimitetin që e ka policia, ajo është çështje e KFOR-it, dhe nuk e di pse nuk ka ndodhë deri tash..”, ka thënë Mushkolaj në “Debat Plus”.