Muja: Vuçiq s’ka krimineIë të mjaftueshëm sepse do ta bIIokonte çdo pjesë të Veriut

Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Aleksandër Vuçiq ka dëshirë të madhe të bllokojë çdo pjesë të Veriut, por thotë se nuk ka kapacitet.

Kjo pasi, Muja beson se Serbia nuk ka mbështetje lokale të serbëve për t’i përcjellur porositë e Vuçiqit.

“Problemi i Vuçiqit është se nuk po ka kriminelë të mjaftueshëm për me barrikadu çdo pjesë”, ka thënë Muja në DPT te Fidani të T7.
Sipas Mujës, Lista Serbe nuk ka mbështetje në Veri, thotë se funksionojnë disa banda kriminale.

Deputeti i pushtetit ka thënë se në Kosovë ka qenë i përhapur një diskurs i dëmshëm që tri komunat veriore “janë dhuratë të Rankoviqit”.

“Në kohën e PDK-së ajo pjesë është quajtur si e Rankoviqit, që ka qenë e dëmshme. Veriu është pjesë e Kosovës”, ka thënë Muja. /Express