Haxhiu, shqiptari që e sponsorizoi kampionin botëror të UFC-së, Khabib Nurmagomedov, me rrëfim ekskluziv në “Favorit”

Kryetari i KF Trepçës, Nexhmedin Haxhiu, në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7 zbuloi edhe një histori interesante që ka me Khabib Nurmagomedovin, si dhe familjen e tij.

Ai tha se u njoftua me familjarët e tij gjatë kohës sa ishte në Ukrainë, atje ku kishte dërguar disa futbollistë nga Kosova e Shqipëria, shkruan Gazeta Express.

“U takuam me axhën e tij. Krijuam një shoqëri të mirë. E Kishim si mbrojtje në një farë forme, pasi situata nuk e kishte e mirë në Ukrainë”, tha fillimisht ai.

Tutje, Haxhiu tha se e ka financuar një turne të mundjes atje, në të cilin mori pjesë ish-kampioni i botës në UFC, Khabibi.

“Me traditë janë mundësa familjarisht. Dikur më tha sa dëshiron të organizojë një turne kombëtar. Ne nuk e kishim problem, se ishim mirë financiarisht. E organizuam, erdhi edhe babai i Khabibit. Një garues ishte që bëri gara për Kosovën. Jam rregullisht në kontakt me ta. Kam qëndruar 3 vjet te ata”, deklaroi Haxhiu. /Gazeta Express/