Arbanis Maxhuni, fizioterapeut nga Vushtrria ka dhënë një shembull tejet të madh sa i përket raporteve punëdhënës-punëmarrës dhe vlerësimit të kontributit të çmuar të punëtorit.
Maxhuni përmes një shkresen në rrjetin social facebook ka njoftuar se do të dorëzoi tek punëtori i tij biznesin që për veprimtari kishte ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike.
Këtë dhuratë Maxhuni punëtorit të tij njofton të ia ketë bërë pikërisht në ditëlindjen e tij, një veprim ky simbolik.
“Ne këtë ditë të madhe për ty në ditëlindjen tënde në shenjë dhurate për ty, dhe për ndihmën që më ke jep, une ta dhuroj kliniken time në Vushtrri falas, dhe të uroj që të kesh shumë suksese sepse suksesi yt është edhe suksesi im.” ka shkruar Maxhuni.
Maxhuni ndër të tjera ka shkruar se biznesin punëtorit të tij Gzim Thaçi po ia lë me një porosi që të liroi nga pagesa në numër kategorish siç janë personat me aftësi të kufizuara, invalidët e luftës dhe fëmijët bonjakë.
“Por të lutem puno me dinjitet, ndershmëri dhe me zemër të madhe siq e ke pasur gjithëmon.
Mos harro ato çfar ti ke mësuar keto vite, skamnorin, jetimin, familjet me asistenc social, përsonat me nevoja të veçanta, invalidët e luftës, liroj nga pagesat ashtu siq kemi vepruar gjithëmonë.” ka shkruar Maxhuni.