Albin Kurti: “Le të jem i qartë, Kosova do ta mbrojë veten“

Me anë të një postimi në Twitter, ai ka thënë se Kosova është e gatshme ta mbrojë veten.

“Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë po ashtu kërcënuan me agresion ushtarak, duke bërë thirrje që ushtrua serbe të rikthehet në territorin tonë. Nuk duam konflikt, por dialog dhe paqe. Por le të jemi qartë: Republika e Kosovës do ta mbrojtë veten – me forcë dhe me vendosmëri.” – ka shkruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ndërkohë, sot u shpreh përsëri presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq me anë të një postimi në Instagram.

Ai tha se “nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim” derisa paralajmëroi luftë “me të gjitha mjetet ligjore për paqen”.