




Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka reaguar përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas reagimit të tij për su lmet ndaj EULEX-it.
Gërvalla në një postim në Twitter, ka shkruar se Borrelli duhet t’i dënojë gjithashtu edhe të shtë nat ndaj Policisë së Kosovës.





“Çdo jetë ka rëndësi. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell gjithashtu duhet të dënojë të sht ënat ndaj Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke përmbushur detyrën e tyre dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sul met e bandave kriminale. Deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.
Borrell ka thënë se BE-ja nuk do të tolerojë sul met e tilla. Ai ka kërkuar që barrikadat atje të hiqen menjëherë.