




Komentatori i njohur kosovar Andin Lokaj përmes profilit të tij në Facebook e ka bërë të ditur largimin nga RTK-ja.
Lokaj ka njoftuar se ka ndarë rrugët me televizionin publik pas 5 viteve punë me ta, shkruan Periskopi.
Ende nuk dihen arsyet se pse Lokaj e ka marr këtë vendim, kur dihet se Botërori përfundon me finalen e madhe të 18 dhjetorit.
Postimi i plotë i Lokajt:





“Të nderuar dhe të rrespektuar, këto ishin emocionet e mia të fundit pas 5 vjetësh në RTK.
Më nuk do të jem pjesë e televizionit publik.
Ju dua dhe rrespekte”, tha Lokaj.