




Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti u futën në aventura politike duke sfiduar shtetin, e tani sipas tij, po e dorëzojnë atë.Ai thotë se ky është rezultati i politikave aventuriste e populiste.





“Kur bie në gjumë me fëmijë, në mengjes zgjohesh i lagur”. ( proverbë e njohur nga populli ynë)”, shkroi ai në Facebook, teksa pati disa djalë për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.“Dy fjalë për deklaratat e pasardhësit të Millosheviqit, Aleksander Vuçiq: Ushtria jote qetnike me gjak në duar është shporrur nga Kosova në vitin 1999, e si e tillë edhe do të mbetet e trajtohet nga Kosova tash e gjithmonë. Këtu kemi qenë, jemi e do të jemi NE”, shkroi Limaj.