Presidentja Osmani e ka fajësuar Vuçiqin duke thënë se ai po organizon bandat kriminale në veri të Kosovës me qellim destabilizimin e vendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për situatën e krijuar në Veri të vendit, ku ka thënë se bllokimi i rrugëve është duke u bërë nga bandat të cilat janë të dirigjuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Osmanit, ata kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.
“Si gjithnjë në veri të Kosovës, bandat kriminale të udhëhequra nga lideri i tyre politik, Vuçiq, nga i cili marrin urdhra, kanë për qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Osmani.
Më tej ajo ka thënë se edhe përballë kësaj sfide “do t’ia dalim sikurse ia kemi dalë deri më sot”, duke shtuar se do të jemi përsëri fitimtarë, ka thënë ajo ndër të tjera.