




Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, pas huqjes së madhe që bëri me parashikimin e ndeshjes Kroaci – Brazil, kësaj radhe ai ia ka qëlluar se Maroku do ta mposhtë Portugalinë me një gol.
Por kësaj radhe ai nuk dështoi, duke thënë pak a shumë të njëjtat fjalë, por tani tha se Maroku do të bënte stërvitje me Portugalinë dhe do fitonte 1:0, kështu edhe ndodhi.
“Do të jetë stërvitje e lehtë për Marokun, fiton Maroku, 0:1 përfundon kjo ndeshje”, tha ai në emisionin Dueli Botëror në RTV Dukagjini.