




Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas situatës në veriun e Kosovës, duke thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti po e dorëzojnë shtetin tani.
Limaj përmes një shkrimi ka thënë se Osmani dhe Kurti u futën në aventura politike duke e sfiduar shtetin.
Vjosa dhe Albini u futën në aventura politike duke sfiduar shtetin, e tani po e dorëzojnë atë. Ky është rezultati i politikave aventuristë e popullsitë. “Kur bie në gjumë me fëmijë, në mëngjes zgjohesh i lagur”.





“Dy fjalë për deklaratat e pasardhësit të Millosheviqit, Aleksander Vuçiq: Ushtria jote qetnike me gjak në duar është shporrur nga Kosova në vitin 1999, e si e tillë edhe do të mbetet e trajtohet nga Kosova tash e gjithmonë. Këtu kemi qenë, jemi e do të jemi NE!”, ka reaguar Limaj.