Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni pati kritika për presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë “Ku ështe kjo e mjera Presidente e Kosovës sonte, kjo biçim presidentja Osmani?! Po ky trimi Albin Kurti, a thua ku është?!”.
Lidhur me këtë ka reaguar ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili e replikoi ashpër Hysenin, duke i thënë se “edhe partia jote ta ka kallxu vendin”.
“Pse bre Skender Hyseni po flet pa rend. Edhe partia jote ta ka kallxu vendin, kështu që pasi që jemi në prag të festave të fundvitit, pije ndonjë verë aristokate, lëshoje në ler e baje çantën se ja di renin. Kur e ke pas mundësinë me u kujdes për këtë shtet, e ke trajtu si pronë të trashëguar nga baba. Tash, janë disa tjerë që po përpiqen me riparu dëmet e tua me shoqni”.