“Gruaja më kritikon të mos shkoj me femra”, këngëtari Gëzim Nika flet për tradhtitë

Gëzim Nika, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, në RTV Ora ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka lëshuar disa nga deklaratat më të forta të të gjithë karrierës së tij.

I pyetur për martesën me bashkëshorten e tij, Nika u shpreh se ata janë të lumtur dhe se përgjatë viteve, Anxhelina ka patur një xhelozi të pranueshme e cila asnjëherë nuk është bërë toksike.

Nika, për herë të parë pranoi se gruaja e ka patur mat duke flirtuar me femra të tjera, por fatmirësisht ai ka shpëtuar pa shenja.

I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se për çfarë e kritikon më shpesh gruaja e tij, Nika u përgjigj: ‘Të mos shkoj me femra.

Mos e humbisni videon e emisionit.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.