




Ish-emisari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për zhvillimet e fundit në veri.
Grenell ka shkruar në rrjete sociale se Kurti po krijon kaos.
“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po krijon kaos të njëanshëm në veri dhe po përpiqet qartë të shpërqendrojë popullin e Kosovës nga politikat e tij katastrofike ekonomike. Deklarata e ambasadorëve të Quintit për shtyrjen e zgjedhjeve është reaktive, e ngadaltë dhe e dobët”, ka shkruar Grenell.





“Kurti ka thyer në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshjen e Uashingtonit. Ai ka hedhur poshtë çdo ide amerikane që i është paraqitur. Dhe Departamenti Amerikan i Shtetit DUHET të bëhet më i ashpër me të. Ai vazhdon të mbjellë kaos. Populli i Kosovës meriton më mire”, ka shkruar Richard Grenell.
Ndryshe, sot QUINT-i përkrahu vendimin e qeverisë për shtyrjen e zgjedhjeve në veri.