




Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka deklaruar se k ërcënimi i hapur për a gresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjem oniste.
Sipas saj, kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.





“P lagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është” veprim k riminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, s ulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.





Autorët e këtyre k rimeve, urgjen tisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë.
Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjem oniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë”, ka shkruar ajo.