




Një aeroplan ushtarak me logo te flamurit të Amerikës ka zbarkuar para pak çasteve në Kosovë.
Sipas një ueb faqeje ku përcjellën oraret e fluturimeve shihet edhe itinerari i fluturimit të Aeroplanit të Forcave ajrore të SHBA-së.
Aeroplani në fjalë sipas hartës ka marrë rrugë nga Gjermania në Kosovë ku ka ateruar në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Gazetarët e Nacionales e kanë parë aeroplanin në regjionin e Vushtrrisë, teksa po fluturonte në qiellin e kaltërt të Kosovës.
Nacionale është duke tentuar që të marrë një qëndrim nga KFOR-i.
Sidoqoftë, gazeta Nacionale ka vërtetuar se modeli i aeroplanit që fluturoi nga Gjermania në Kosovë është Lockheed Martin C-130J-30 Super Hercules, e që është aeroplan ushtarak transportues.