




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar sot policin e Kosovës, që u plagos mbrëmë në veri.
Pamje nga vizita e Kurtit ka publikuar Qeveria e Kosovës, në faqen zyrtare. Në videon e publikuar, dëgjohet Kurti duke i thënë policit “shyqyr që ke shpëtu. Ke pas fat edhe operacioni ka shku mirë”.
Kurti më pas e vazhdon bisedën për zhvillimet në veri.





“Këta spe kuptojnë që po i vjen fundi, ato protesta që u munun me i bo s’i dolën bash qysh kanë planifiku, tash disa qindra vetë i kanë në listë të rrogave, kriminela, që bojnë sherre kado që shkojnë, qisi njerëzish ju kanë met. Shyqyr që ke pshtu, kjo është më e rëndësisishmja. Të fala shumë familjes”, dëgjohet duke thënë Kurti.