Një shtetase sllovake, e cila hiqej si gruaja e një zyrtari të lartë britanik, ka rënë në prangat e policisë helene. Mediat fqinje raportojnë se Maria Geleticova, duke përdorur emra të tjerë strehohej në hotele bashkë me qenin e saj dhe më pas largohej fshehurazi pa paguar.
Mashtruesja, sipas raportimeve, ushtron edhe profesionin e eskortës. Ishte një shofer taksie që e çoi atë në duart e policisë. Shoferi e dërgoi mashtruesen në Nafpaktosi, por nuk e pagoi me para në dorë. Ajo e siguroi atë se fo ia depozitonte paratë në llogarinë bankare, por nuk e bëri. Kështu shoferi vendosi ta denonconte.
Aksioni i bukuroshes që shëtiste me qen të zi në krahë u zbulua fillimisht në Patra, ku qëndroi për katër ditë në suitën e një hoteli të njohur dhe e hëngri pa paguar.
Gjatë qëndrimit të saj, ajo bëri një porosi telefonike në një minimarket për dy karta paysafe me vlerë 150 euro, cigare, pije dhe ushqime, në vlerë totale 193 euro. Personit që ia kishte dërguar gjërat në dhomë ajo i tha se nuk kishte para në dorë ta paguante dhe për këtë arsye do e bënte pagesën nëpërmjet bankës.
Ndërsa personi po qëndronte në derën e hotelit derisa zonja të bënte pagesën, ajo thur gënjeshtrën tjetër. Sipas saj edhe në bankë nuk kishte para, kështu që premtoi se do dërgonte burrin të paguante sapo të kthehej në dhomë.
Duke mos i zënë besë, punonjësi i mori kartat mbrapsht, por kur u kthye në dyqan zbuloi se kodet e tyre ishin përdorur dhe gruaja i kishte kopjuar. Pronari i minimarkut e kërkoi të nesërmen në hotel, por zbuloi se ajo ishte zhdukur pa paguar.