




Gazetarja argjentinase Sofia Martinez është befasuar nga veprimi i një pasaniku të Katarit.
Gazetarja ishte duke raportuar drejtpërdrejt nga Kmapionati Botëror në Katar kur një milioner iu afrua dhe e ftoi në veturën e tij luksoze të tipit “Lamborghini”.
Në Lamborghini kishte një kuti të zezë me një version të vogël të trofeut të Kupës së Botës me një hark në sediljen e makinës.





Gazetarja e habitur e pyeti: “A është për mua?” dhe pasaniku iu përgjigj: “Po, është e jotja”.
Më pas ajo hapi kutinë dhe pa një celular me vlerë të paktën 1000 euro.
Gazetarja e pranoi dhuratën, por shumë e paralajmëruan se nuk duhej ta bënte pasi fshihet një qëllim i milionerit pas këtij veprimi.