




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në “Debat Plus”, bëri të ditur, se përvec dokumentit politik të planit franko-gjerman, tashmë Kosova e ka pranuar edhe dokumentin e zbatimit të këtij plani i cili përbëhet nga disa faza.
Këtë plan, Konjufca tha se do ta diskutojnë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, nesër (të premten).





“Plani franko-gjerman nuk ka ndryshim substancial, ndryshimet janë minore, substanciale është një plan tjetër që ka ardhë si aneks, që nuk është plani politik por i zbatimit, i zbatimit të cilin do të ulemi në detaje ta analizojmë me kryeministrin”, ka thënë ai.
“Ka ardhë një version me ndryshime të vogla, i asaj që ka thënë politiku, por diçka një krejt tjetër që është me faza zbatimi, është dokument tjetër. Nuk ka arsye për me u shqetësu, Kosova është shtet i pavarur…”, ka vijuar ai.
Në këtë plan të zbatimit, sipas Konjufcës, nuk përmendet drafti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por vetëm thuhet se marrëveshjet e deritanishme palët janë të obliguara t’i zbatojnë.