




Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të ndjek këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Haradinajt, largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, është gabim i cili nuk falet e që mund t’i kushtojë Kosovës.





“Gjatë këtij procesi, për të ndihmuar Kosovën, kam paralajmëruar institucionet e vendit për pengesat e rreziqet që mund të na dalin gjatë rrugës, nisur nga përvoja ime e gjatë në proceset politike. Andaj, largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, e institucionet nuk e kanë fuqinë e duhur ta mbajnë gjendjen nën kontroll, është gabim i cili nuk falet e që mund t’i kushtojë Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se “përball Serbisë, ne na duhet unitet i brendshëm politik, që marrëveshja e cila na i hap dyert e NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare të përmbyllet sa më parë.”
Postimi i plotë:





Në Viti bashkëbisedova me qytetarët për dy situata të rëndësishme për vendin tonë, por edhe për tema lokale që lidhen me komunën e tyre.
Duke folur rreth marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë, bëra të qartë rolin madhor që e kanë aleatët tanë strategjik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë këtij procesi, për të ndihmuar Kosovën, kam paralajmëruar institucionet e vendit për pengesat e rreziqet që mund të na dalin gjatë rrugës, nisur nga përvoja ime e gjatë në proceset politike. Andaj, largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, e institucionet nuk e kanë fuqinë e duhur ta mbajnë gjendjen nën kontroll, është gabim i cili nuk falet e që mund t’i kushtojë Kosovës.





Tema e dytë ishte ajo e ekonomisë, për shkak të krizës së thellë që e ka kapluar vendin. Një kryeministër normal, në këtë kohë do të fuste në punë të gjitha kapacitetet e vendit: mendjen e njerëzve, resusrset financiare, pasuritë natyrore, investimet kapitale, e gjithsesi, rritjen e pagave për të gjithë.
Përball Serbisë, ne na duhet unitet i brendshëm politik, që marrëveshja e cila na i hap dyert e NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare të përmbyllet sa më parë. Atëherë do të kemi mundësinë të fokusohemi në sanimin e gjendjes dhe shpëtimin nga kolapsi i përgjithshëm ekonomik.
Në bashkëbisedim, përkraha idenë e kryetarit të degës së AAK-së Labinot Bislimi për projektin ndërkomunal për hekurudhën, projekt madhor për zhvillimin e kësaj komune, që e lidh me Gjilanin dhe Shtimen. Këtë projekt pas parallogarive do ta vendosim në programin e Aleancës, e që do të ketë përkrahjen dhe përkushtimin tonë të plotë që të realizohet.