




Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit, Albin Kurti, për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
Haradinaj konsideron se veprimet e kryeministrit Kurti janë a nti-kombëtare dhe a nti-shtetërore, njofton Klankosova.tv.
“E dhimbshme. E rrezikshme. Anti-kombëtare e anti-shtetërore krejt çka po bën e si po vepron Kryeministri. Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn nje autonomi për veri”, është shprehur Haradinaj.





Ai ka shtuar se Kurti e ka shansin e fundit për ta bërë një punë të mirë për Kosovën, të japë dorëheqje.
“Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës. Por ky skenar “nuk do te kalojë” as nga Kurti e as nga sejmenët e tij! Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.