Qeveria e Serbisë ka njoftuar se nuk do të vazhdohet regjistrimi i automjeteve me targa të lëshuara nga Serbia.
Rregullorja e lartpërmendur, njoftohet se hyn në fuqi sot (7 dhjetor).
Sipas njoftimit, kontrollet teknike nuk do të mund të lëshojnë fletëregjistrime, pasi nuk do të jetë e mundur të regjistrohen automjetet me targa të qyteteve të Kosovës.
”Lidhur me këtë, ju njoftojmë se në kontrollet teknike të autorizuara për lëshimin e afisheve të regjistrimit, duke filluar nga data 07.12.2022 nuk do të jetë e mundur të vazhdohet regjistrimi i automjeteve, gjegjësisht inspektimet teknike nuk do të mund të lëshojnë afishe regjistrimi për automjetet që kanë targa me emërtimet e qyteteve dhe komunave”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, sipas njoftimit, “inspektimet teknike që janë të autorizuar të lëshojnë afishe regjistrimi nuk do të munden që për automjetet që kanë targa me emërtimet e qyteteve dhe komunave në aplikacionin ‘Paguaj’, të gjenerojnë fletëpagesa të unifikuara lidhur me për regjistrimin e automjetit”.