




Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, përmes një cicërime në rrjetin social Twitter ka hedhur disa pretendime qesharake se rreth 40 mijë litra verë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës në fshatin Hoçë e Madhe, komuna e Rahovecit.
“Sulmi i ri i (Albin) Kurtit ndaj serbëve në jug të Ibrit. Ai dërgoi policinë e tij në qendër të Hoçës së Madhe për të konfiskuar 40.000 litra verë nga një nga vreshtat më të vjetra të Petroviqit”.





Në stilin e tij të zakonshëm propagandistik, ai theksoi se pas “sulmit”, bashkëfshatarët i dolën në ndihmë “vertarit” sepse “nuk do të lejojnë mbijetesën dhe terrorin e Kurtit”.
Ndryshe, duke pasur klimën e përshtatshme, në territorin e komunës së Rahovecit më së miri kultivohet hardhia e rrushit.
Vreshtat e komunës së Rahovecit si dhe prodhimet e rrushit janë të njohur jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.