Pas vendimit të Policisë së Kosovës për ta rritur prezencën në veri, mediat serbe, të afërta me presidentin Aleksandar Vuçiq kanë raportuar me pompozitet.
Ato raportojnë se janë dërguar nga 200 deri në 300 forca speciale në veri, ndonëse nga pamjet e publikuara kjo gjë duket e pavërtetë, sepse forcat e dërguara duket të jenë policë të rregullt dhe pa armë të gjata.
“Okupimi i veriut ka filluar: Kurti ka dërguar 200 deri në 300 forca speciale të armatosura kokë e këmbë”, ka shkruar gazeta serbe Novosti.
Sipas gazetës, kjo është përpjekja e fundit e kryeministrit të Kosovës, Alibn Kurti për ta pushtuar veriun.
Edhe gazeta tjetër B92, ka raportuar me qasjen e njëjtë, duke u thirrur në burimet e veta.
“B92 mëson: okupimi i veriut ka nisur, Kurti ka dërguar forca speciale”, është titulli i saj.