




Ylli kryesor i konferencës për shtyp të Brazilit në Katar nuk ishte Vinicius Junior i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, por një mace.
Gjegjësisht, teksa sulmuesi i Kariokave po i përgjigjej pyetjeve, në tavolinën ku ai ishte ulur është shfaqur një mace.
Vinicius Junior nuk është mërzitur nga mysafiri i paftuar, por për këtë ka reaguar zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Brazilit, i cili fillimisht e ka ledhatuar macen, më pas e ka kapur dhe e ka hedhur në dysheme. /gazetasport