




Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka rënditur të arriturat e Kosovës, përgjatë viteve kur me vendin ka qeverisur kjo parti.
Krasniqi tha se me PDK-në në pushtet, Kosova ka arritur të transferohet.





“Ajo që më bën mua përshtypje janë militantët e VV-së, që po na thonë se ju keni qenë në pushtet që 23 vjet. Kanëq harru që këto 3 vjet, ata janë në opozitë. Është interesant kur ndodh ky lloj indoktrinimi. Ne jemi krenar për punët e mëdha që i kemi bërë për vendin tonë. Të gjitha punët e mira e kanë vulën e PDK-së. 12 vjet ne s’kemi qenë në pushtet. Për këto vite mund të flitet shumë, për të arriturat tona dhe transformimi që i ka ndodhur Kosovës. Por edhe gabime, por gabimet janë shumfish më të vogla”, tha Krasniqi në Prime Time. /Gazeta10