




Mbrëmjen e lojës mes Zvicrës dhe Serbisë ndodhesha në një kafeteri. Njerëzit përreth meje festonin me tërbim secilin gol të zviceranëve. Pastaj në rrugë, pati fishkëllima të zgjatura veturash si për ditën e Pavarësisë. As s’i kuptoja e as s’arrija të lidhesha kurrqysh ndjenjësisht me ta. Dhe sa më shumë njerëz të gëzuar që shihja, aq më shumë i huaj ndihesha. Ky mospërkim ashtu pavetëdijshëm më dha edhe një ndjenjë faji.





Ndihesha sikur po bëja diçka të keqe meqë s’gëzohesha.
Por, këtë faj e dëbova prej vetes përmes një introspektimi, i ndihmuar më pas sidomos nga bota virtuale ku gëzimi kolektiv ishte shkronjëzuar për të shpërfaqur budallallëkun e vet.
Ja postimi tij: