“Kisha inat personal”, kjo ka qenë një nga deklaratat e 31-vjeçarit, Gert Shehu i cili grushtoi kreun e PD, Sali Berisha ditën e djeshme në protestën e opozitës në Tiranë.
Deklaratat e tij para oficerëve të policisë sipas Klan Tv kanë qenë paksa kontradiktore, pasi ndonëse në njërën ka thënë se kishte inat personal, në të tjerat mësohet se nuk ka dhënë arsye.
Nga ana tjetër nëna e 31 vjeçarit, ka pohuar se i biri saj ka shfaqur herë pas here probleme të shëndetit mendor.
31-vjeçarit i është komunikuar masa e arrestit në Spitalin e Traumës. Mbi të rëndojnë dy akuza: goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.