




Situata në veri të Kosovës, sipas analistit Dardan Gashi, është vetëm duke u përkeqësuar.
Ai në Debat Plus, ka thënë se në dhjet vjetët e fundit nuk ka pasur situatë më të keqe se kohët e fundit.
Fajin për këtë sipas tij e kanë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.





“Nuk kemi pasur këso situatash që 10 vjet, këto situata janë kriju prej një dëshire të flaktë të Kurtit dhe Sveçles, duke thënë që ne e kryejmë me dhunë integrimin. Ne e kemi dekosovovarizu komplet veriun, nuk kemi përfaqësim fare, nuk kemi institucione, polici. Dje kemi shkru një këshill normal me organizu e na kanë pritë me bomba”, ka deklaruar ai.





“Jemi ardhë prej një situatë ku kemi pasur paqe të brishtë, kur kemi pasur institucione, në një vend më të paqeverisshëm, ky është veriu, nuk ka ligj nuk ka institucione. E kemi pru një situatë që ka qenë e keqe në tmerr, kjo është meritë e kësaj qeverie”, ka vijuar ai.
Emërimin e Nenad Rashiq, si ministër në Qeverinë Kurti, ai e ka cilësuar si vendim anti-kushtetues.
Ai është shprehur se nuk ka mundësi që gjendja në veri të kthehet në normalitet pa koncensione sipas tij të mëdha.