




Policia e Kosovës ka rritur numrin e pjesëtarëve të pranishëm në veri të vendit.
Të paktën kështu ka raportuar portali lokal Mitropol, që edhe ka publikuar momentin kur pjesëtarët e policisë arritën në këmbë në atë pjesë.
Kujtojmë se vetëm para pak kohësh, Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare bëri të ditur faktin se do ta rrisë praninë në atë pjesë të vendit, ku pati edhe shpërthime në dy netët e fundit.





“Ruajtja e rendit publik, garantimi i sigurisë, mbrojtja e jetës dhe pronës për të gjithë qytetarët pa dallim, janë ndër objektivat kryesore të Policisë së Kosovës.Në aspektin operacional policor, Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin dhe kontrollin e situatës së sigurisë dhe ruajtjen e rendit në gjithë vendin, si dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e ligjshmërisë në vend”, thuhej ndër të tjerash në komunikatën gjegjëse.