




Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka kujtuar fjalinë e njohur të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili e akuzonte Albin Kurti se do ta kthente Serbinë në Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka thënë se kjo fjali çdo ditë e me tepër po bëhet realitet.





“Skenari Albin-Vuçiq i kordinuar me gjasë nga një qendër për atë pjesë të Kosovës, pa dilema të kujton fjalën epike të Kadri Veselit ‘Albin ti ki me kthy Serbin në Kosovë’ e cila për çdo ditë po bëhet realitet. Gjërat e mëdha nisin nga gjërat e vogla të cilat rriten me kalimin e kohës, prandaj ajo që po ndodhën në atë pjesë te vendit, mundet me qenë vetëm fillimi”, ka shkruar Berisha.