Aktrim i jashtëzakonshëm i grave serbe në Hoçë, qajnë e bërtasin

Gjendja në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec aktualisht është e tensionuar për shkak të tentimit të doganës së Kosovës për të konfiskuar një sasi të madhe vere të familjes Petroviq.

Një numër i madh i banorëve serbë janë në rrugë duke kundërshtuar. Disa prej tyre kanë ‘shpërthyer’ edhe në të qara.

Në një video të publikuar nga portali serb “Kosovo online”, shihen disa gra duke qajtur dhe duke bërtitur, shkruan Insajderi.

Banorët po përpiqen të bindin policët e Kosovës që të heqin dorë nga konfiskimi i verës nga vreshta e Petroviqit

Tutje, raportohet se djali i Petroviqit është ngjitur në kulmin e shtëpisë nga ku i ka kërcënuar policët se do të hidhet.

42 mijë litra verë do të konfiskohen nga vreshta e pronarit serb, Srgjan Petroviq. Pjesëtarët e njësisë speciale të policisë janë duke qëndruar para shtëpisë së tij.

VIDEO: