Lladrovci me lavde për Granit Xhakën: Lum familja dhe kombi që të ka

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndarë disa fotografi me Granit Xhakën dhe ish kryetarin e Skënderajt, Bekim Jashari.

Ndërsa në disa fotografi tjera shihet Lladrovci dhe babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka.

Ai në një postim në Instagram ka shkruar: “I nderuar me shoqërinë dhe miqësinë me atdhetarin e madh Ragip Xhakën dhe yjet e qiellit shqiptar, Taulantin e Granitin. Granit, vazhdo me suksese, lum familja dhe kombi që të ka!”.