




Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas përfundimit të samitit të Tiranës, duke thënë se kur e tërë Evropa zbarkoi në Samitin historik e më të madhin të organizuar ndonjëherë në Tiranë, kryeministri Kurti u la jashtë dhe e përcolli prej Prishtinës.





Haziri ka thënë se “Kurti akuzon qeveritë e kaluara për çdo gjë, por emëron ministra nga e kaluara prej Listës ‘Povratak’. Dikur kësaj liste i referohej me ‘Serbët e Thaçit’ e sot po të njëjtit i rehabiliton në Kabinet ministrash”.
“E sot, kur e tërë Europa zbarkoi në Samitin historik e më të madhin të organizuar ndonjëherë në Tiranë, Kurti u la jashtë dhe e përcolli prej Prishtinës. Duket se emërimi i Rashiqit e përjashtoi Kurtin nga Samiti historik i Tiranës!”, ka shkruar Haziri, në një postim në Facebook.