




Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Kryeministri Kurti t’i tregoj se për çfarë po i ngutet me siç thotë ai “planet, e veprimet që po i bën”, duke e nxjerrë Kosovën humbëse.
Kreu i AAK-së vazhdon tutje duke i thënë Kurtit “a po don me çdo kusht me rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu”
Statusi i plotë:





Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse!
Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu!
Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!