




Zotëria i parë i Kosovës, Prindon Sadriu ka shpërndarë një lajm në rrjetin e tij social Facebook, ku presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur frikacak, pasi ky i fundit kishte deklaruar se në Samitin e Tiranës do të jenë homologët e tij, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
“Pastaj kur të shtoni Vjosa Osmanin, Milo Gjukanoviqin apo të tjerët nga rajoni, mund ta imagjinoni se si do të jetë. Një situatë e këndshme për Serbinë. Jeta është një luftë dhe nuk ka arsye për të qarë”, ka deklarua Vuçiq.





Ndërsa, Sadriu ka thënë se Vuçiq është ish-ministri i “kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Milloshoviq.
“Frikacaku, në rolin e të ashtëquajturit president i Serbisë, tregoi arsyen e vërtetë të hezitimit të pjesëmarrjes në Samitin e BE-së në Tiranë — pjesëmarrja e Presidentes së Kosovës dhe Presidentit të Malit të Zi”, ka shkruar Sadriu.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq fillimisht e kishte bojkotuar këtë Samit për shkak të emërimit të Nenad Rashiqit, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.