




Liderët e Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor janë mbledhur të martën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për të diskutuar rritjen e partneritetit mes tyre.
Pas fotografisë familjare liderët Evropian dhe ata të Ballkanit shijuan vallet e trevave të ndryshme të Shqipërisë.





Një nga vallet që u përformua pran syve të presidentit serb Aleksander Vuçiq ishte edhe vallja e Rugovës, ku në tekst thuhet ‘Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës, deri te Molla e kuqe, kufiri i Kosovës’.
Ndonëse, teksti i muzikës nuk interpretua vetëm melodia. Këtë valle e shijoi edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, anipse nuk u pa duke duartrokitur si homologët e tij.