Po vazhdon takimi mes liderëve të BE-së, atyre të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Ky takim ka filluar me vonesë për rreth një orë, për shkak të disa vonesave të liderëve evropianë, sikurse presidentit francez, Emanuel Macron, por edhe shfaqjes së një programi artistik të prezantuar nga vendi mikëpritës, Shqipëria.
Mbajtjen e këtij samiti në Tiranë, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si ngjarje historike për Shqipërinë.
Kosova në këtë samit të nivelit të lartë, përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Mes të pranishmëve, është edhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Para fillimit të takimit, ai u pyete dhe për dialogun Kosovë-Serbi, meqë ky vend i BE-së është një nga
I pyetur nga gazetarët edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe për dialogun mes tyre, kryeministri grek theksoi se të dyja palët nuk duhet të bëjnë hapa prapa.
“Kemi inkurajuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës që duhet të zhvillohet në mirëbesim”, tha kryeministri grek.
“E kuptojmë kompleksitetin e çështjes, por jemi të vetëdijshëm që kjo çështje të zgjidhet dhe të dyja palët nuk duhet të bëjnë hapa pas”.
Mitsotakis deklaroi se pa u zgjidhur kjo do jetë e vështirë të bëhet progresi i nevojshëm.
Aktualisht liderët kanë hyrë në takim kurse më vonë, do të mbahet konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Edi Rama, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel si dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.