Hyseni për Osmanin: Nuk e krahasova me Millosheviqin – edhe po të dojë, s’mund të bëhet si ai

Skender Hyseni ka sqaruar deklaratën e tij ku e krahasoi presidentën, Vjosa Osmani me ish-diktatorin e akuzuar për krime lufte, Slobodan Millosheviq.

Ai tha se deklarata e tij ka dalë jashtë kontekstit, dhe se asnjëherë nuk e kishte bërë një krahasim të tillë.

Hyseni ën Prime Time tha se fokus i kritikës së tij, ishte krimi i armiqësive atje ku s’ka, e të njëjtën gjë sipas tij, bëri presidentja Osmani duke kritikuar shefin e BE-së, Josep Borell, shkrruan Gazeta10.

“Asnjëherë se kam krahasuar Osmanin me Millosheviqin. Osmani edhe po të dojë s’mund të bëhet si Millosheviqi. Fokus i kritikës time, ka qenë fenomeni i krijimi të armiqëve atje ku s’ka. Kjo ka ardh pas një deklarate skandaloze të Osmanit për ndërmjetin evropian, Borellin. Do të thotë, edhe Millosheviqi e bëntë, krijonte armiq të ri, atje ku s’ka pasur. S’lodhem hiç për Vjosa Osmanin, s’lodhem hiç për atë punë, për aq kohë sa ajo i krijonë probleme Kosovës”, tha Hyseni tutje në Prime Time.

Tutje Hyseni ka shtuar, se shefi i diplomacisë së BE-së, mund të mos jetë përkrahës i Kosovës, por që ka siguruar se i njëjti nuk është as pro-serb./Gazeta10