




Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë për situatën në veri, ku sot janë dëgjuar disa shpërthime dhe janë lëshuar sirenat.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Qeveria po e mban vendin në terr informativ për gjendjen në atë pjesë të vendit.





Ajo ka thënë se të vetmet informacione për situatën atje qytetarët po i marrin nga mediat.
“Qeveria po na mbanë në terr informativ. Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po I marrim nga mediat. Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime ? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së? Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?”, ka shkruar Çitaku.