




Opinionisti Nexhmedin Spahiu është inkuadruar në debatin për Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin, që me fitoren e Zvicrës kundër Serbisë gëzuan shumë shqiptarë. Madje po atë natë rrjetet sociale u vërshuan me fotografi të dy futbollistëve shqiptarë të Zvicrës dhe me mbishkrimet ku thuhej se ishin krenar me ta.
Por sipas Spahiut, shqiptarët mund vetëm të gëzohen për sukseset e Xhakës e Shaqirit, por jo të krenohen sepse ata janë produkt i Zvicrës.
Ai tha se me Xhakën e Shaqirin ka të drejtë të mburret Zvicra, ndërsa Kosova mund të mburret me Driton Kukën, Majlinda Kelmendin, Milot Rashicën, Vedat Muriqin.





“Duhet t’i gëzohemi çdo suksesi të njerëzve të etnisë sonë kudo në botë, por jo t’i barazojmë me ata që përfaqësojnë kombin tonë. Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka janë gjak I yni por nuk janë produkt I Kosovës, janë produkt I Zvicrës. Zvicra ka të drejtë të mburrret me ta e jo ne. Ne veç mund t”i gëzohemi suksesit të tyre. Ata nuk përfaqësojnë kombin tonë, por kombin zvicran. Nuk kemi të drejtë te mburremi me ta siç mburremi me trajnerin Driton Kuka , Majlinda Kelmendin, futbollistët Milot Rashica , Vedat Muriqi etj, që përfaqësojnë Kosovën. Askush nuk ka të drejtë t’i fajësojë Shaqirin e Xhakën përse nuk kanë tradhtuar Zvicrën e të luajnë për kombëtaren e Kosovës, por ata nuk mund të konsiderohen patriotë kosovarë. Patriotë zviceranë po”, ka shkruar ai.