TikTok-u, ky aplikacion që mori vëmendjen e shumë njerëzve po kthehet edhe në një mundësi të mirë për të fituar shuma të mëdha parash. Videot e dueleve live po sjell fitime të majme. Kjo varësisht nga biseda që zhvillohen.
Kryesisht dominojnë ato video ku ka sharje e fyerje ndaj njeri tjetrit. E këto fitime kapin vlerat e mijëra eurove brenda muajit. Shuma këto që po mundohen të fshihen nga përdoruesit sepse asnjë s’po e paguan shtetin.
Në Kosovë, shumë njerëz të rëndom janë bërë të famshëm përmes videove në Tik-Tok. Por edhe nga ata që janë figura publike. Shpesh herë ata vetë deklarojnë në video që fitojnë shuma të mëdha parash.
Për këto fitime, muaj më parë ishte aktivizuar Administrata Tatimore e Kosovës për t’iu kërkuar që të paguajnë tatim shtetit varësisht nga fitimet. Ky lajm alarmoi përdorueset.
Por, përmes një përgjigje për Gazetën Insajderi, nga ATK thonë se deri me tani askush nuk është duke paguar tatim shtetit.
Valentina Bytyqi – Sefa Udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Media nga ATK tha për Insajderin se janë duke mbledhur informata nga rrjete sociale për të prodhuar një raport të inteligjencës për tu trajtuar.
“Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës është duke mbledhur informata nga rrjetet sociale dhe bazuar në këto informata ka prodhuar raporte të inteligjencës, të cilat janë dërguar për trajtim në drejtorit rajonale përkatëse të ATK-së, të cilat janë duke i trajtuara”, deklaroi ajo.
Bytyqi-Sefa thotë se DHTI është duke mbledhur informata në vazhdimësi nga rrjetet sociale.
Mijëra euro fitime përmes TikTok-ut
Është fakt që përdoruesit po fitojnë shuma të mëdha parash nga TikTok-u. Por shtrohet pyetja se a janë të vërteta shumat që ata thonë se i marrin.
Përdoruesi dhe njohësi i rrjetit social Tik-Tok Dardan Demiri së fundi ka publikuar një video përmes së cilës ka sqaruar në detaje se si po fitojnë shuma të mëdha përdoruesit.
Demiri ka folur edhe për Gazetën lidhur me hulumtimin e tij për personat që po fitojnë. I pyetur se sa janë të vërteta shumat që përdoruesit thotë se i fitojnë, Demiri thotë se janë 100 për qind të vërteta. Ai përmend Rasim Avdylin i cili u bë i famshëm në Tik Tok gjatë verës me martesën e tij me një grua gjermane.
Demiri thotë se Rasim Avdyli i fiton 3 mijë deri në 5 mijë euro në ditë.
“ 100% te vërteta, ka shumë qe deklarojnë fitimet e tyre publikisht, sikur Rasim Avdyli i qe deklaroj se ai fiton 3.000 deri ne 5.000 euro në ditë, edhe sipas kalkulimeve të mija është 100% i saktë ai deklarim”, deklaroi ai.
Lidhur me takimin, Demiri thotë se është e pamundur të fshihen fitimet sepse ato mund të kapen nga shteti.
“Nuk e di saktë se a paguajnë apo jo, këtë do ishte mirë të tregojnë ata vetë, mirëpo në vendet e perëndimit është gati se e pamundur ti fshehësh fitimet për një kohë të gjatë, herët a vonë ata do kapen nga shteti nëse nuk paguajnë tatim në fitim”, thotë ai.
Si arrihet deri tek fitimi i parave përmes Tik Tok-ut ?
Deri tek fitimet arrihet përmes lojërave që po i luajnë, thotë Demiri. Në ato lojëra përmesaudiencës së madhe që ata kanë, shembull 2k – 10k shikues te cilët dhurojnë dhurata. Nëse secili nga ta gjuan nga pak, shembull nga 1 Euro ose disa edhe me shumë, atëherë automatikisht fitojnë shuma tepër të mëdha, mirëpo ka shumëfaktor te ndryshëm, e shuma asnjëherë nuk është e njëjta
Kush janë tiktokerat më të njohur në Kosovë e Shqipëri?
Nga hulumtimi I Dardan Demirit, thotë se Nino Gashi fiton më së shumti nga të gjithë. “Duke u bazuar në toplistat javore, ai fiton çdo javë rreth 10.000.000 Coins, qe te konvertuara janë rreth: 50.000 euro ne javë”.