




Analisti Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas deklaratës së aktivistes për drejta të njeriut, Zana Avdiut për gjestin e Granit Xhakës drejtuar bankës rëzervë të ekipit të Serbisë, të cilin e quajti gjest rrugaçi.
Përmes një postimi në Facebook, Pozhari ka barazuar kritikën nga këndvështrimi feminist të Avdiut, me ofendimin e Ish-kryetarit të Listës Serbe, Aleksander Jabllanoviq për nënat e Gjakovës, që i kishte quajtur “Egërsira”.





“Mendësia e serbëve është rrënjosur fatkeqësisht edhe tek disa shqiptarë pa identitet! Ata dikur na vrisnin dhe na quanin me epitete të ndryshme, deri tek egërsira. Siç i pat quajtur Jabllanoviqi nanat e Gjakovës”, ka shkruajtur Pozhari.